Kategoria Superiore mbylli dje javën e nëntë dhe i dha fundin fazës së parë. Në pesë duelet e elitës u shënuan vetëm pesë gola, për javën më të dobët të këtij sezoni. Vetëm në një ndeshje u shënuan dy gola, me Skënderbeun dhe Tiranën që barazuan 1-1.

Në tre ndeshjet e tjera u shënua nga një gol, teksa Partizani dhe Bylis u ndanë me rrjeta të paprekura. Nga nëntë javët, ishin sfidat e djeshme që prodhuan më pak gola duke sjellë një “shterpësi” në sulm.

Kryegolashënuaesi dhe fituesi i vjetshëm i Këpucës së Artë, Nwabueze mungonte për Laçin, pas një dëmtimi. Superliga sheh nga java në javë disnivel në gola, teksa dje shënoi rekordin më negativ të këtij sezoni./newsport/

Java dhe golat e shënuar:

Java 1 – 11 gola

Java 2 – 11 gola

Java 3 – 9 gola

Java 4 – 7 gola

Java 5 – 19 gola

Java 6 – 6 gola

Java 7 – 8 gola

Java 8 – 13 gola

Java 9 – 5 gola