Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLReagon Vllaznia e basketbollit: I kërkojmë falje tifozëve për rezultatin ndaj Besëlidhjes....

Reagon Vllaznia e basketbollit: I kërkojmë falje tifozëve për rezultatin ndaj Besëlidhjes. Rikthehemi më të fortë

Vllaznia e basketbollit të meshkujve zhgënjeu mbrëmjen e sotme ndaj Besëlidhjes teksa humbi me shifrat 47-94 dhe padyshim që një gjë e tillë ka lënë një shije të keqe tek tifozët shkodranë.

Megjithatë Shoqata e Basketbollit Vllaznia përmes një reagimi në faqen zyrtare u ka kërkuar falje atyre për këtë paraqitje dhe nga ana tjetër u ka premtuar se do të rikthehet më e fortë.

“I kërkojmë falje tifozëve tanë për rezultatin e kësaj ndeshjeje. Ju që jeni gjithmonë pranë nesh, meritoni më shumë. Ishte një paraqitje larg nivelit dhe identitetit tonë.

Ne jemi Vllaznia dhe do të rikthehemi më të fortë, me më shumë karakter dhe me lojën që përfaqëson këtë klub. Faleminderit për mbështetjen pa kushte.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments