Ja disa nga vlerësimet e bëra nga media italiane, për paraqitjet e “diamantit” të mbrojtjes shqiptare të Romës, Marash Kumbulla.

(Sportmediaset) Kumbulla 7.5: “I vetmi në radhët e Romës që luan në mënyrë fantastike, përpara zëvendësimeve ‘big’, që ndërruan rrjedhën e ndeshjes. Goli i fitores ishte qershia mbi tortë për paraqitjen e bërë nga shqiptari”.

(Tuttomercatoweb) Kumbulla 6.5: “Gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur, pas pasimit gjenial të Henrik Mikhitarjanit. Shqiptari kalon me kokë Von Ballmos dhe feston golin e parë në Ligën e Europës, në debutimin e tij në turnetë kontinental. Për më tepër, këto tri pikë të para të Romës në këtë turne janë plotësisht meritë e Marashit”.

(Vocegiallorossa) Kumbulla 6.5: “E gjen veten të udhëheqë repartin e mbrojtjes, ku me përjashtim të disa shpërqendrimeve të vogla, luan një ndeshje fantastike, e cila vlerësohet edhe më shumë nga goli i përmbysjes dhe i marrjes së tri pikëve të para nga Roma”.