Kampionati shqiptar I futbollit dhe sportet në tërësi vijojnë të jenë në kolaps duke mos nisur sezonin e rregullt, kjo prej kërkesave që I janë drejtuar qeverisë.

Teksa zgjidhja është në horizont, një telash tjetër mund të vijë për FSHF-në. Në mes është edhe kompeticioni I Kupës së Shqipërisë, që do të ngjeshte kalendarin e klubeve.

Shtatë javë dhe 42 ditë është pas kampionati shqiptar, me FSHF që po mendon t’I propozojë klubeve që Kupa e Shqipërisë në dy turet e para të bëhet me ndeshje teke dhe jo me sistemin vajtje-ardhje.

Kjo do të ulte ndeshjet dhe barrën e klubeve, teksa kampionati duhet të përfundojë në majin e 2021, pasi në verë do të zhvillohet kampionati Europian./newsport/