Eliminimi nga Liga e Kampioneve dhe renditja e Totenhemit jashtë zonës së Europës ndoshta ta bindin sulmuesin dhe kapitenin e “Spërs”-ave Herri Kejn të ndryshojë skuadër gjatë merkatos verore.
“Tuttosport” shkruan se 27-vjeçari synon të luajë në nivele të larta dhe të fitoje trofe, teksa te Totenhemi ka siguruar vetëm një kupë në vitin 2015. Performanca në rënie e nënkampionëve të Europës në kampionatin anglez dhe Ligën e Kampioneve po përforcojnë dëshirën e sulmuesit të kombëtares së Anglisë të largohet nga Mbretëria e Bashkuar.
Dy skuadrat më të interesuar për të Real Madridi dhe Juventusi po ndjekin me vëmendje të gjitha lëvizjet e Herri Kejnit, i cili renditet ndër sulmuesit më rezultativ në Europë.