Klubi madrilien do ta ketë një periudhë gjashtë mujore në dispozicion për ti rregulluar gjërat. ‘Mbretërit’ duhet të jenë më konkurues në La Liga, nëse jo të për ta fituar titullin, atëherë për të qenë një skuadër kompetitive. Gjithashtu ata janë në garë për Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.
Por, shqetësimi i vetëm i 13-të herë kampionëve të Evropës nuk është ky, por e ardhmja e disa prej lojtarëve të klubit, transmeton AS.com.
Siç shkruan e përditshmja spanjolle AS.com tashmë 8 lojtarë janë me një këmbë jashtë Madridit dhe se këta gjashtë muaj të ardhshëm do të jenë vendimtar për të definuar të ardhmen e tyre.
Keylor Navas, Kiko Casilla, Jesus Vallejo, Marcelo, Modric, Isco, Bale dhe ë janë emrat mund ta braktisin klubin mbretëror gjatë afatit kalimtar të verës.
Konkurenca e fortë brenda skuadrës dhe rendimenti i dobët i disa prej tyre që kanë ofruar në këtë edicion ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë zgjidhje alternative për ta.
Siç raportojnë mediat spanjolle në afatin kalimtar të verës madrilienët pritet të bëjnë një revolucion të vërtetë në skuadrën e tyre.