Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREReal Madrid e gjen 'çelësin' e merkatos, kërkon të transferojë vëllain e...

Real Madrid e gjen ‘çelësin’ e merkatos, kërkon të transferojë vëllain e Kilian Mbape

Real Madrid vazhdon nga puna për t’u forcuar në merkato edhe më shumë dhe për të synuar që të dominojë futbollin spanjoll e atë Europian. Natyrisht që objektiv i merkatos mbetet Kilian Mbape i cili po kalon një formë fantastike në Francë me PSG-në por njëkohësisht edhe me ekipin e tij Kombëtar.

Sulmuesi i PSG-së duket se e ka të vështirë të largohet nga Parisi, megjithatë Reali ka gjetur një zgjidhje tjetër për ta afruar në skuadër. Madrilenët kanë hedhur sytë nga të rinjtë e PSG-së, aty ku bën pjesë futbollisti 13-vjeçar, Ethan Mbape. Futbollisti i të rinjve po spikat me skuadrën e tij dhe shihet si një yll për të ardhmen.

PSG shpreson që ta afrojë në skuadër për të pasur një Mbape, me shpresën që do të bëhet si vëllai i tij i madh. Ethan mund të përdoret njëkohësisht edhe si urë lidhëse për të mbërritur te Mbapeja i madh dhe për të ndihmuar në transferimin e tij në kampionatin francez./VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments