Paul Pogba është larg Manchester United. Mesfushori francez e ka mbyllur aventurën e tij me ”djajtë e kuq” dhe po shikon mundësinë e largimit. Real Madrid është skuadra më e interesuar, por nuk ngelet pas as ish-skuadra e tij Juventusi.

Por siç raporon ”L’indipendent”, madrilenët kanë bërë hapa para rreth transferimit të tij. Zidan e dëshiron me çdo kusht në skuadër dhe Florentino Perez ka gati 150 milionë euro për për shërbimet e tij. Nga puna ka nisur dhe agjinti i tij Mino Raiola që dëshiron të transferojë lojtarin në Madrid./newsport/