Në Greqi është mbyllur edhe java e 10-të e kampionatit. Në fund të kësaj jave është bërë e ditur edhe formacioni më i mirë, teksa pjesë e 11-tëshes ndodhet edhe një shqiptar.

Më konkretisht bëhet fjalë për një shkodran, Andreas Ndoj, i cili ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së Olympiacos Piraeus. Kjo e fundit ia doli të fitonte me shifrat 2-0 ndaj Lamia duke siguruar kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm.

Lojtari shqiptar asistoi në njërin nga golat për skuadrën greke dhe paraqitja e tij tashmë ëshët vlerësuar, me Ndoj që ka fituar edhe një fanellë titullari në formacionin më të mirë të javës në Greqi.

Ky padyshim qe eshte nje motiv me shume qe ai te vazhdoje te beje me mire edhe ne ndeshjet e ardhshme ne menyre qe te mos dale nga formacioni i Olimpiakos, per t’u rritur ne kete menyre edhe me shume nga ana profesionale.