Vinicius Junior është një nga lojtarët më të dalluar te Real Madrid.

Sulmuesi brazilian këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat.

Forma e mirë që po kalon sulmuesi ka bërë që klub t’i ofroj kontratë të re.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se brazilianit i është ofruar kontratë tri-vjeçare me pagë prej tetë milionë euro në sezon.

Kontrata aktuale Viniciusit i skadon në vitin 2025.