Thashethemet për Bellingham dhe Real Madrid nuk ndalen dhe i fundit prej tyre vjen nga Gjermania ku Sky ka zbuluar se Real Madridi do të ishte i gatshëm t’i ofronte Dortmundit 100 milionë euro dhe Camavinga për të nënshkruar me Bellingham.

Një propozim që ekziston prej kohësh, ai i përfshirjes së Camavinga në operacionin Bellingham, i cili tashmë po shfaqet sërish. Diçka që sot duket e komplikuar sepse Real Madridi nuk mendon të heqë qafe Camavinga, të cilin Ancelotti e cilësoi si të paprekshëm dhe lojtari nuk duket se do të largohet as nga Real Madrid.

Reali mbetet shumë i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh me Bellinghamin, objektivi i madh i klubit për këtë merkato verore. Real Madridi është i vetëdijshëm se mesfushorin anglez e duan edhe Liverpooli dhe mbi të gjitha City.

Të gjithë presin se çfarë vendos lojtari dhe çmimin që vendos Dortmundi, i cili mund të arrijë në 150 milionë euro.