HomeKRYESOREReal Madrid sfidon Juventus për talentin brazilian, klubet përplasen në merkato

Real Madrid sfidon Juventus për talentin brazilian, klubet përplasen në merkato

Real Madrid dhe Juventus janë duke kaluar momente “lufte” në merkato. Galaktikët janë vënë pas talentit Gabriel Veron, që është kërkuar më herët nga Juventus. Bardhezinjtë kanë kohë që e ndjekin brazilianin, duke marrë një “po” prej tij.

Real duket se i ka prishur punë “Zonjës së vjetër”, duke i ofruar më shumë lojtarit të ditëlindjes 2002. Palmeiras zotëron kartonin e lojtarit, duke e blinduar atë nga kërkesat e shumta të ekipeve europiane.

Real në këtë mënyrë i ka prishur punë bardhezinjve, duke bërë që ekipit nga Torino t’i shpëtojë nga duart një talent. Veron ishte protagonisti kryesor i Brazilit U17, në finalet e Botërorit të kësaj moshe. /newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments