Real Madrid dhe Juventus janë duke kaluar momente “lufte” në merkato. Galaktikët janë vënë pas talentit Gabriel Veron, që është kërkuar më herët nga Juventus. Bardhezinjtë kanë kohë që e ndjekin brazilianin, duke marrë një “po” prej tij.

Real duket se i ka prishur punë “Zonjës së vjetër”, duke i ofruar më shumë lojtarit të ditëlindjes 2002. Palmeiras zotëron kartonin e lojtarit, duke e blinduar atë nga kërkesat e shumta të ekipeve europiane.

Real në këtë mënyrë i ka prishur punë bardhezinjve, duke bërë që ekipit nga Torino t’i shpëtojë nga duart një talent. Veron ishte protagonisti kryesor i Brazilit U17, në finalet e Botërorit të kësaj moshe. /newsport/