Saturday, February 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREReal Madrid “spektakël” ndaj Sociedad dhe rikthehet në krye. Presioni kalon te...

Real Madrid “spektakël” ndaj Sociedad dhe rikthehet në krye. Presioni kalon te Barcelona (video)

Real Madrid ka fituar pa probleme 4-1 ndaj Real Sociedad, në sfidën e javës së 24-të, e luajtur në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët gjetën avantazhin që në minutën e pestë, ku pas një krosimi perfekt nga krahu të Alexander Arnold ishte Gonzao Garcia që preku topin sa për të devijuar në rrjetë.

Në minutën e 20-të, Dean Hujisen pengon brenda zone Yangel Herrera, penallti për Real Sociedad. Mikel Oyarzabal tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe barazon shifrat 1-1.

Megjithatë, kundërpërgjigjja e Real Madridit ishte e shpejtë. Në minutën e 24-të, Vinicius Junior pengohet brenda zone nga Jon Aramburu, arbitri jep penallti, braziliani tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon në avantazh 2-1 “Los Blancos”.

Në minutën e 31-të, që shënoi golin e tretë për Real Madridin, me një goditje plot klas me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për Real Madridin.

Të zotët e shtëpisë e nisin pjesën e dytë, aty ku lanë të parën. Pas një faulli në zonë të Jon Aramburu ndaj Vinicius, ka sërish penallti për Real Madridin dhe sërish braziliani tregohet i saktë nga 11-metrat.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Real Madrid fiton 4-1 dhe renditet në vendin e parë momentalisht me 60 pikë, duke ditur që Barcelona luan të hënën në transfertë ndaj Girona, dhe aktualisht ka 58 pikë. Real Sociedad mbetet në vendin e 8-të me 31 pikë./telesport/

SHIKOGOLAT

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments