Ka mjaftuar nje shkrim i publikuar ne “Shkodra Sport” ne lidhje me sakrificat e Rudi Vates te rrefyera per mediat belge, qe ish- deputeti i Shkodres Romeo Gurakuqi te beje nje status ku perveçse i bente elozhe ketij personazhi dhe arritjeve te tij, evidentonte edhe disa figura te tjera te futbollit shkodran.

E po ashtu, ndalet tek emra te tille sii Vata, Luçi, Zmijani etj, duke besuar se futbolli duhej te ishte ne doren e tyre dhe nese do te kishte ndodhur keshtu, sot do te kishim nje standart tjeter te ketij sporti. Por ajo çka eshte me e rendesishmja, ish- deputeti Gurakuqi ne shkrimin e tij i bente thirrje autoriteteve qeverisese per zgjidhjen e problemit te ndertimit te kompleksit te ri sportiv ne Shkoder sepse sipas tij projekti eshte i gatshem.

Ja çfare shkruan Gurakuqi ne statusin e tij:

“Rudi Vata, shembulli i futbollistit, i cili nuk u perkul perball asnji veshtiresie dhe barriere, qe i doli para per ta pengue ne karrieren e tij te shkelqyeshme sportive. Asht talenti shkodran qe u lind dhe u rrit ne mehallen e Loro Boricit, Preke Gjeloshit,Ramazan Rragamit, etj.

Kembengules, i disiplinuar, i drejte,miqesor, trim dhe dalezotes i pathyeshem, shpirti i nji skuadre talentesh te Vllaznise, qe paten fatin te jetojne ne kohen e lirise se pare.

Sikur edukimi i brezit te ri te futbollisteve shqiptare, komanda e puneve ne sistemin e ekipeve te moshave, administrimi i organizates kombetare futbollistike, te ishte ne duart e modeleve te tilla sportistesh si, Rudi Vata, Roland Luçi, Hysen Zmijani, etj., sot do kishim nji standard tjeter te formesimit sportiv te brezit te ri, ma pak kotesi ne shpenzimin e energjive rinore, ma shume terrene sportive, konkurrence ma te ndershme, ma pak padrejtesina eliminuese te talenteve, nji Shqipni shume ma te randesishme ne futbollin ballkanik dhe europian.

Gjej rastin te perseris thirrjen per autoritetet qeverisese, per zgjidhjen e problemit te ndertimit te Kompleksit te Ri Sportiv ne Shkoder. Projekti asht i gatshem, fale kontributit vullnetar te inxhiniereve projektues shkodrane. Mbetet te gjindet mirekuptimi dhe bashkepunimi per zgjidhjen e pengesave.

Rudi Vata është kthyer sot në personazhin e ditës në mediat belge. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka folur nga grumbullimi i skuadrës së Muskron, ku është këshilltar sportiv, për pritshmëri…”