Sot ka qene dita e dyte e stervitjes per ekipin e Vllaznise ne Oher dhe ashtu siç kishim planifikuar, tashme per futbollistet ka nisur edhe marrja e ngarkesave stervitore.

Siç njoftohet edhe permes faqes zyrtare te klubit, trajneri Jonuz “ka filluar zborin” per lojtaret dhe vetem seanca e paradites ka zgjatur dy ore, nderkohe qe ata do te kene edhe seancen e pasdites per te zhvilluar.

Kuptohet qe nuk ka shume kohe ne dispozicion dhe prandaj gjate ketyre diteve duhet bere me e mira, por e rendesishme eshte qe gjendja e lojtareve duket e mire. Te pakten keshtu njoftohet ne faqen e klubit ku shkruhet:

“Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar paraditen e sotme seancën e dytë stërvitore në Ohër. 21 futbollistët që janë të grumbulluar kanë qenë në dispozicion të stafit teknik për të aplikuar programin e hartuar prej tij dhe kjo seancë, kryesisht e përqendruar në aspektin fizik, ka zgjatur rreth dy orë.

Ajo çka është e rëndësishme ka të bëjë me faktin që gjendja e të gjithë lojtarëve është e mirë dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur probleme dhe janë duke i përballuar si duhet ngarkesat stërvitore. Pasdite ndërkohë ekipi do të zhvillojë edhe seancën e dytë, e cila do të jetë e shoqëruar edhe me palestër”.