Ekipi i Salihit e ka fituar takimin e sotëm në transfertë përballë FAC Wien me rezultatin 0-3.

Në këtë takim ka shënuar edhe bomberi shkodran, Hamdi Salihi.

Futbollisti 34-vjeçar ka arritur të shënojë golin e 3-të të ndeshjes, duke vulosur kështu edhe fatin e takimit.

Ky ishte goli i parë për Salihin në këtë vit, teksa Neustad e ka humbur takimin e parë në 23 shkurt ndaj Lustenaut me rezultatin 2-1.

Megjithatë në atë takim Salihi ka munguar për shkak kartonash dhe është rikthyer sot duke qenë protagonist në fushën e lojës.

Neustadi renditet në vendin e dytë, vetëm 4 pikë larg kreut që mbahet nga Wacker Insbruck. /vipsport/