Vllaznia sot ka fituar sërish Kupën e Shqipërisë në futboll për femra.

Ka mundur thellësit rivalin e saj Tirana AS me rezultatin 6-1 në takimin e luajtur në “Elbasan Arena” dhe vajzat shkodrane kësisoj ajo ka fituar të pestën kupë rradhazi.

Padyshim që nuk ka qenë e lehtë por gjithçka i dedikohet një njeriu: Presidentit Lazer Matija.

Atij që ka ndërtuar këtë ekip, që investon vazhdimisht dhe me një objektiv të qartë, jo vetëm për të dominuar në Shqipëri por për të synuar suksesin edhe në Europë.

Duke folur për “Shkodra Sport” nga Elbasani pas suksesit të sotëm, Matija është shprehur: “Padyshim që emocionet janë gjithnjë të pranishme gjithmonë kur fitohen trofe.

Unë natyrisht që jam edhe më i lumtur sepse shoh që investimi i bërë nuk ka shkuar kot.

Jo ngaqë po fitojmë trofetë në Shqipëri por dalëngadalë po fillojmë të matemi si të barabartë edhe me ekipet europiane.

Kupa e sotme nga ana tjetër tregon se “ende nuk jemi ngopur” dhe do të vazhdojmë t’i dhurojmë të tjera trofe Shkodrës dhe Klubit Vllaznia”.

Me trofeun e marrë sot, ka shkuar në nëntë numri i tyre për këtë ekip sepse përveç 5 Kupave, janë fituar edhe 4 tituj kampionë dhe madje edhe i pesti shumë pranë.
© shkodrasport.com