Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREReal Madridi 'mbret' i Champions League, fiton 2-3 kundër Napolit në Itali

Real Madridi ‘mbret’ i Champions League, fiton 2-3 kundër Napolit në Itali

Në stadiumin “Diego Armando Maradona” Napoli humbi 2-3 kundër Real Madridit për ndeshjen e dytë në grupin C të Champions League.

Tifozët panë pesë gola dhe luftë sportive, në një ndeshje që u zhbllokua pas vetëm 19 minutash nga vendasit me Ostigard. Në të 27-ten minutë Vinicius Junior barazoi për 1-1, para se Bellingham të merrte topin nga mesi i fushës dhe të shënonte për golin e epërsisë te “Galaktikët”.

Në pjesën e dytë Zielinski barazoi ndeshjen me penallti, ndërsa duhej një “predhë” e Valverdes në minutën e 78-të që të devijohej nga Meret në portën e tij për rezultatin 2-3.

Real me gjashtë pikë kryeson renditjen, ndërsa Napoli dhe Braga kanë tri pikë në këtë grup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments