Pas 12-javëve të para të kampionatit, Vllaznia ka arritur të renditet e katërta në tabelën e klasifikimit pas Tiranës, Partizanit dhe Erzenit. Në të gjitha ndeshjet, trajnerit Mirel Josa i ka munguar minimalisht një futbollist titullar, teksa gjithsej në këtë start kampionati janë dëmtuar plot gjashtë titullarë.

Megjithatë, nëpërmjet statistikave do të mund të shohim më konkretisht aktivizimin e futbollistëve në fushën e lojës, duke mos bërë asnjë koment, sepse shifrat janë kokëforte dhe flasin më së miri për çdonjërin prej 21-futbollistëve që kanë luajtur në këto 12-javë në rradhët e Vllaznisë.

Realisht, kuptohet qartë nga statistikat e mëposhtme se cilët kanë qenë futbollistët që konsiderohen me “petk titullari” dhe pjesa tjetër me më pak minuta, të cilët janë sërish në synimet e përfshirjes në fushë si futbollistë me rëndësi dhe me perspektivë.

“Shkodra Sport” ju sjell më konkretisht edhe listën e futbollistëve me minutat përkatëse të ndeshjeve të kryera në fushën e lojës. /Maringlen ZHIVANI/

Bojan Zogoviç – 1080-minuta

Erdenis Gurishta – 1080-minuta

Marko Juriç – 1046-minuta

Esat Mala – 954-minuta

Fjoart Jonuzi – 913-minuta

Darko Bulatoviç – 900-minuta

Herald Marku – 820-minuta

Rejan Alivoda – 763-minuta

Ardit Hoxhaj – 705-minuta

Esin Hakaj – 623-minuta

Lorik Boshnjaku – 535-minuta

Geralb Smajli – 447-minuta

Kaina – 429-minuta

Ante Aralica – 369-minuta

Elvedin Heriç – 346-minuta

Arsid Kruja – 245-minuta

Dajan Shehi – 224-minuta

Liridon Latifi – 163-minuta

Kristijan Vulaj – 109-minuta

Mehdi Çoba – 80-minuta

Antonio Delaj – 9-minuta