Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREReal Madridi merr goditjen e madhe, ylli i skuadrës këput ligamentin dhe...

Real Madridi merr goditjen e madhe, ylli i skuadrës këput ligamentin dhe mbyll sezonin pa e nisur ende

Real Madrid ka marrë një goditje të madhe, pasi ka humbur shërbimet e portierit Tibo Kortua para se të nisë kampionati. Gardiani i Realit ka këputur ligamentin dhe diçka e tillë u konfirmua nga vetë klubi i Realit.

Mediat spanjolle raportojnë se portierit i duhen rreth 8-9 muaj që të rikthehet në fushën e blertë, duke e humbur praktikisht këtë sezon që nis pas pak ditësh në Spanjë.

Kortua ishte në mëngjes në stërvitje me skuadrën, teksa u dëmtua dhe u largua me barelë nga fusha dhe më pas, ekzaminimet zbuluan këputjen e ligamentit kroçiat anterior në gjurin e majtë.

Duke parë kualitetin që Kortua ka dhe sigurinë që jepte për portën e Realit, klubi do ta ketë të vështirë të gjejë portier dhe sipas “Marca”, dy emrat të cilët Reali po heton si pista, janë De Gea dhe Kepa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments