Real Madridi thuhet është duke menduar largimin e ylli uellsian, Gareth Bale, si lojtar i lirë këtë vit.

Sipas gazetës Marca, Bale është i gatshëm të përmbush edhe dy vitet e fundit të kontratës së tij në Santiago Bernabeu.

Por, klubi mbretëror tani është i përgatitur ta lejojë atë të largohet si lojtar i lirë vetëm për ta hequr atë nga librat financiar.

Bale është pa gol në ligë që nga shtatori dhe ka luajtur vetëm tre herë në vitin 2020 duke qenë i parëndësishëm për ekipin.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ishte përgatitur t’i jepte mundësinë e tij këtë sezon, por ai nuk ka arritur ta fitojë vendin e titullarit dhe atë rë rezervës së parë.

Tani Los Blancos gjithnjë e më shumë nuk duan ta mbajnë Bale dhe pagën e tij prej 15.4 milionë funtesh dhe pasi Brexit të bëhet realitet në janarin e ardhshëm, 30-vjeçari do të zërë një vend ekstra-komunitar në skuadër.