Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREReal Madridi 'turpërohet' nga Albacete dhe eliminohet nga Kupa

Real Madridi ‘turpërohet’ nga Albacete dhe eliminohet nga Kupa

Në një rezultat që do të mbetet në kujtesën e tifozëve madrilenë për një kohë të gjatë, Real Madrid është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga skuadra e nivelit të dytë, Albacete, pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi 3-2 për vendasit.

Albacete surprizoi që në fillim, duke kaluar në avantazh në minutën e 42’, kur Javi Villar shfrytëzoi një goditje nga këndi dhe e dërgoi topin me kokë në qoshen e sipërme të portës, duke e bërë rezultatin 1-0.

Real Madrid reagoi menjëherë në minutën e 45+3’, me Franco Mastantuono që barazoi, duke e çuar rezultatin në 1-1 në pushim. Albacete u rikthye në avantazh në minutën e 82’, kur Jefte Betancor finalizoi një rifutje në këndin e sipërm të majtë, duke sjellë rezultatin në 2-1.

Real Madrid tentoi të barazonte përsëri me golin e Gonzalo Garcia në minutën e 90+1, por surpriza e vërtetë ndodhi në minutën e fundit shtesë.

Luhej minuta e 94-të, kur sërish Jefte Betancor shfrytëzoi huti në mbrojtjen mbretërore dhe shënoi golin vendimtar për 3-2, duke vulosur eliminimin e “Los Blancos” nga Kupa. Ky eliminim për Real Madrid është një lajm i rëndë, dy ditë pasi shkarkuan trajnerin Xabi Alonso, ndërsa në vend të tij erdhi Alvaro Arbeloa. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments