Real Madrid dhe trajneri Karlo Ançeloti do të detyrohen të rikompozojnë mbrojtjen e tyre sa i përket sezonit të ardhshëm.
Kjo sepse Serxho Ramos dhe Rafael Varan janë shumë pranë largimit. Nëse kapiteni është pa kontratë, mbrojtësi francez ka edhe një vit në kontratë, mirëpo deri tani ka refuzuar ofertat e rinovimit nga drejtuesit e Los Blancos.
Kështu, për të mos e humbur me parametër zero në merkaton e ardhshme, te Reali po mendojnë ta largojnë tani në mënyrë që të përfitojnë një vlerë monetare të kënaqshme.
Të interesuarit për Varan nuk mungojnë si nga Premier League, por edhe në Itali. Megjithatë, mbetet për t’u parë si do të vazhdojë lno situatë me Realin, të cilët do të bëjnë edhe një përpjkje për të mos e humbur futbollistin. /VipSport/