Real Madrid ka mbyllur fazën e parë të merkatos, ku ka zyrtarizuar afrimet e Eden Hazard dhe Mendy. Tashmë, për presidentin Florentino Perez është koha që të nisë shitjen e lojtarëve që trajnerit Zinedine Zidane nuk i hyjnë më në bunë.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, presidenti Perez duhet të shesë 10-12 futbollistë, duke u përpjekur që nga këto veprime në merkato të arkëtojë 250 milionë euro. Një shumë vërtet e lartë, por që do të përdoret për të sjellë në “Bernabeu” disa yje të tjerë.
Emrat e lojtarëve që janë me valixhet gati dihen. I pari në listë është Gareth Bale, që vlerësohet rreth 80 milionë euro. Pas tij e ka radhën James Rodriguez, që do të lihet i lirë për shumën e 45 milionë eurove.
Emri i tretë është ai i Mateo Kovacic, që mund të lihet ose në formë huazimi ose të shitet për shumën e 50 milionë eurove. Ndërkohë që, pjesa tjetër e të ardhurave do të vijë nga shitja e Llorente, Ceballos, Mariano, Mayoral dhe Keylor Navas.
Pasi të ketë siguruar shumën e 250 milionë eurove, klubi madrilen do të nisë nga puna për afrimin e 2 objektivave në merkato që dihen: Paul Pogba dhe Christian Eriksen. Ndërkohë që, ëndrra në sirtar është sulmuesi francez i PSG-së, Kylian Mbappe.