Vllaznia ne futboll per femra edhe njehere tjeter dy dite me pare u ndesh me shume veshtiresi ne fushen e lojes teksa kundershtari i saj Apolonia dhe jo vetem ajo, tentuan ta ndalin, por nuk ia dolen dot sepse ne fund fitoi ekipi kampion ne fuqi me rezultatin 2-1.

Problemet e shumta me arbitrimin vazhdojne te jene nje gangrene prej disa kohesh per kete ekip, megjithate futbollistet dhe stafi teknik i tij jane te vendosur per te ecur me tej, pavaresisht situatave qe po u krijohen herepashere nga faktore te ndryshem.

Ne lidhje me ngjarjet ne ndeshjen e se shtunes ka reaguar edhe ish- futbollistja e Vllaznise Esi Lufo qe siç dihet prej muajit shkurt luan ne Kanada me ekipin Rivers FC. Ajo “thumbon” rivalet e kuqebluve duke u thene se tani duhet te fillojne trofet e Vllaznise me gishtat e kembeve se te duarve u mbaruan.

“Te gjithe e dime sesi Vllaznia ka arritur deri ketu, te gjithe e dine mundin dhe djersen qe kemi derdhur per keto arritje, te gjithe e dine se ne çfare nivelesh kemi luajtur dhe sa tituj kemi rreshtuar. Po ashtu te gjithe e dine sa u KRENUAT me ne kur u kualifikuam dhe sollem eliten e futbollit europian ne Shkoder!

Personalisht nuk isha ne ndeshjen e fundit, por me vjen natyrshem te reagoj per ate qe kam dhene aty, per turpin dhe keqarbitrimin e ndeshjes VLLAZNIA- Apolonia, sepse nuk eshte hera e pare.

Mesohuni ta merni ate qe meritoni ne menyre dinjitoze dhe pa prekur djersen e tjetrit! Mesojeni njehere e mire se çfare ta jep Zoti lart, ju njerez te vegjel ketu poshte nuk mund ta merrni!

Edhe kete here nuk ja dolet dhe i vetmi mesazh qe kam per ju eshte: Ndiqeni VLLAZNINE ne Champions League-n e rradhes dhe filloni te numeroni titujt e Vllaznise edhe me gishtat e kembeve se te duarve nuk ju dalin me!”