Real Madrid nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Christopher Nkunku. Sulmuesi francez ka 3 vite që mban veshur fanellën e Leipzig dhe paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e skuadrave të mëdha.

24-vjeçari vendosi në verë ta rinovojë kontratën me Leipzig deri në verën e vitit 2026, ku ka edhe një klauzolë largimi.

Tashmë francezi është prioritet i Real Madridit për merkaton e ardhshme, por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja thonë se “Los Blancos” do të tentojnë të sigurojnë shërbimet e tij që në janar.

Sipas “Marca”, Reali është gati që në janar të paguajë klauzolën e lojtarit prej 60 milionë eurove. “Los Blancos” nuk duan të rrezikojnë dhe ta humbasin Nkunkun, pasi shumë skuadra të mëdha janë pas tij.

Manchester United, Liverpool, Chelsea, Bayern Munich, Milan e Paris Saint Germain janë top klubet evropiane që gjithashtu e duan lojtarin.