Nëse mendoni se kriza e koronavirusit do ta pengojë Real Madridin për të investuar në merkato, e keni gabim.

Mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” kanë një synim të ri në Portugali.

Madrilenët po interesohen seriozisht për Fabio Silvën, 17-vjeçar, i cili luan për Porton.

i talentuar ka kontratë me klubin luzitan deri në verën e vitit 2022 dhe ka një klauzolë lirimi 125 milionë euro.

Kjo shifër është tepër e lartë për një lojtar adoleshent, por nga Real Madrid mund të pritet gjithçka, sidomos kur në krye të klubit është Florentino Perez.

Ky i fundit ka treguar vazhdimisht se nuk kursehet, kur ka bindje te një futbollist.