Reali i Madridit ka reaguar me një deklaratë zyrtare për ngjarjet kundër Vinicius Jr., në “Mestalla”.

Sulmuesi brazilian u përplas me një mbështetës në tribunë, i cili dyshohet se e ofendoi atë me një koment racist, duke ndërprerë lojën. Më pas braziliani ishte protagonist në sherrin masiv që ndodhi mes lojtarëve të të dyja skuadrave, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Deklarata e Realit për racizmin ndaj Vinicius Jr.

“Real i Madridit dënon me forcë ngjarjet që ndodhën dje kundër lojtarit tone, Vinícius Junior.

Këto fakte përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj modelit të bashkëjetesës së shtetit tonë të së drejtës, social dhe demokratik.

Reali i Madridit konsideron se sulme të tilla përbëjnë edhe krim urrejtjeje, për këtë arsye ka bërë ankesën përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit, konkretisht në Prokurori kundër krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, në mënyrë që të hetohen faktet dhe të qartësohen përgjegjësitë.

Neni 124 i Kushtetutës spanjolle përcakton funksionet e Prokurorisë Publike për të nxitur veprimin e drejtësisë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik.

Për këtë arsye dhe nisur nga serioziteti i ngjarjeve të ndodhura, Reali i Madridit i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, pa paragjykuar paraqitjen e tij si procedim privat në procedimet që po nisin”.