Jude Bellingham është një nga emrat më të njohur të Anglisë. Por në opinionin sportiv në Britaninë e Madhe, duket se janë tejngopur me “bëmat” e tij sa i përket faktit që kërkon të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, edhe kur nuk është në formën më të mirë.

Protesta e tij e dukshme në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Tiranë, ka bërë xhiron e rrjetit dhe tani në mediat angleze, kërkohet përjashtimi i Bellingham nga skuadra që do të marrë pjesë në Botërorin 2026, siç është shprehur publikisht kryeredaktori i “Daily Mail Sport”, Kreig Houp.

“Rekomandimi im personal është të përjashtojmë Jude Bellingham. Sjellja e tij kapriçoze në Shqipëri më është dukur një hap mbrapa në një moment në të cilin Tomas Tuhel ka bërë që Anglia të avancojë si skuadër. Ka mjaftueshëm lojtarë të mirë që të çojmë Anglinë larg në Botëror edhe pa Bellingam”, ishte argumentimi i tij.