Largimi i Elseid Hysaj nga Napoli duket pothuajse i sigurt. Ka kohë që përflitet për një gjë të tillë, e vera duket momenti i duhur.

Futbollisti është i pakënaqur, e këtë e konfirmon edhe agjenti Mario Giuffredi. Ai thotë se klienti i tij do transferohet te një ekip që do luajë në Champions League, teksa shton se opsionet janë të shumta.

“Besoj se Hysaj do të transferohet në një klub që do të luajë në Champions League, por nuk është e thënë se do të ndodhë pikërisht kështu.

Kemi shumë opsione që po i vlerësojmë me kujdes, kemi kohë për të bërë zgjedhjen e duhur, është akoma herët” – tha ai./newsport/