Redi Jupi ka komentuar humbjen e fundit të Tiranës ndaj Teutës. I ftuar në “Procesi Sportiv” që transmetohet në “Top Channel”, Jupi është shprehur se humbja e bardhebluve ishte disi e çuditshme në transfertën e Durrësit.

“Partizani ka rritje nga ndeshja në ndeshje. Më parë ka pasur shumë luhatje. Në javët e fundit, ka katër apo pesë javë që ka stabilitet, ka gjetur formacionin më të mirë. Humbja e Tiranës në këtë javë ishte pak e çuditshme.

Mos prononcimi i Tiranës pas ndeshjes, trajneri nuk doli në konferencë për shtyp. Nuk është se Tirana kishte tolerim në këtë ndeshje, por arbitri kishte pak tendencë, por jo se bëri namin. Më shumë do të merrnim vesh nëse dilte Tirana të fliste diçka për këtë”, tha Redi Jupi. /Sport Ekspres/