I ftuar në studion e “Proçesit Sportiv”, Redi Jupi, bëri një analizë të shkurtër rreth kampionatit shqiptar që sapo u mbyll, teksa nuk nguroi të vinte në dukje problemet e klubeve në Kupat e Europës.
“Ishte një kampionat deri diku i mirë, dhe nuk pati shumë ndërhyrje. Ajo që më bën përshtypje ishte se skuadrat tona nuk janë gati për Kupat e Europës.
Skuadrat tona bëjnë një pushim të gjatë për t’u përgatitur për këto ndeshje dhe kjo ndikon negativisht. Kush nga blerjet e skuadrave shqiptare për Europën ka rezultuar e suksesshme? Është e pamundur”, u shpreh Jupi.