Pas basketbollit, edhe volejbolli shqiptar ka marrë lejen përkatëse nga Ministria e Shëndetësisë për nisjen e kampionateve kombëtare. Kuptohet që gjithçka do të zhvillohet duke u bazuar në zbatimin e rregullave të protokollit sanitar, megjithatë e rëndësishme është që më në fund, pas 11 muajsh, edhe në Shqipëri do të luhet volejboll.

Madje ky sport duket se do të nisë përpara basketbollit sepse federata përkatëse ka planifikuar nisjen e kampionateve që javën e ardhshme Për femra, 12 ekipet pjesmarrëse do të jenë të ndara në dy grupe dhe Vllaznia do të jetë e pranishme në grupin A sëbashku me ekipet e Mirditës, Barleti Volej, Flamurtarit, Elbasanit dhe Apolonisë.

Në ndeshjen e parë, vajzat shkodrane do të presim më 13 shkurt në “Qazim Dervishi” ekipin e Apolonisë së Fierit. Kuptohet që Vllaznia e cila drejtohet tashmë nga Nora Deda do të tentojnë dy vendet e para të renditjes, ndonëse kjo duket disi e vështirë ngaqë do të ketë jo pak konkurrencë sidomos me ekipet e Mirditës dhe Barleti Volej.

Një ditë më pas ndërkohë është planifikuar të nisë kampionati i meshkujve. Edhe këtu 9 ekipet pjesmarrëse janë ndarë në dy grupe dhe Vllaznia është në grupin A sëbashku me Erzenin, Teutën, Skënderbeun dhe Elbasanin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ermal Kraja do ta luajë ndeshjen e parë po ashtu në Shkodër ndaj Elbasanit.

Kuptohet që ky ekip pretendon njërin nga dy vendet e para, megjithatë pritet që të ketë jo pak rivalitet me ekipe si Erzeni, Teuta e Skënderbeu. Përpos kampionateve të të rriturve, javën e ardhshme pritet po ashtu të startojnë edhe kampionatet e moshave dhe në këtë mënyrë volejbolli në Shqipëri do të nisë të marrë jetë sërish./SHKODRA-SPORT.COM/