I mërzitur në maksimum nga ai gol i pësuar nga futbollisti që sezonin e kaluar e ka patur tek Tirana (Dunga), presidenti bardheblu Refik Halili gjithsesi ka gjetur kurajon të urojë Vllazninë për fitoren duke thënë se fitoi skuadra më e mirë.
Një prononcim të tillë numri 1 i klubit Tirana e ka bërë për gazetarët pas ndeshjes Vllaznia- Tirana që u mbyll me fitoren e kuqebluve 3-2, teksa është shprehur:
Ishte ndeshje e mirë dhe mendoj se fitoi skuadra më e mirë. Vllaznia luajti më mirë, diti ta menaxhojë lojën, megjithëse edhe skuadra jonë mendoj se luajti mirë.
Një ndeshje që u vendos nga një episod në fund dhe me të cilin Vllaznia e fitoi ndeshjen dhe ne dolëm të mundur nga stadiumi”.
I pyetur në lidhje me pretendimet e mëtejshme në kampionat, presidenti Halili është shprehur: “Mendoj se është shumë shpejt për të folur për objektiva.
Çdo ndeshje që ikën pa sukses, është në dëm të skuadrës për objektivat që ka, cila qoftë ajo, ndërsa për të folur për gjërat e tjera, jemi shumë shpejt”./SHKODRA-SPORT.COM/