Dinamo ka njoftuar këtë të mërkurë, largimin e tre futbollistëve. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit, Realf Zhivanaj dhe Patrik Fetaj, si dhe për sulmuesin Taulant Marku.

Përveç merkatos në hyrje, te blutë e kryeqytetit që do të luajnë në Superiore, punojnë edhe për merkaton në dalje.
Të tre lojtarët kanë dalë dhe të lirë dhe janë pa kontratë, teksa janë në pritje të ofertave nga skuadra të ndryshme.

“Dinamo njofton se ka arritur marrëveshjen për mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Taulant Marku dhe dy mbrojtësit, Patrik Fetaj e Realf Zhivanaj.

Klubi blu i falenderon lojtarët për kontributin e dhënë në sezonin e kaluar me fanellën dinamovite dhe i uron suksese në vazhdimësi.”, shkruan klubi.

Mbase eshte edhe koincidence qe tre te larguarit jane veriore e pikerisht pukjani Taulant Marku, lezhjani Patrik Fetaj dhe tropojani Realf Zhivanaj. Te tre ata dhane kontribut per ngjitjen ne Superlige te Dinamos, por tashme duhet te gjejne ekipe te tjera per vazhdimin e karrieres se tyre.