Sulmuesi 19- vjeçar i akademisë Vllaznia, Ardit Nikaj, duket i dyzuar për të ardhmen e tij. U fol se futbollisti i Vllaznia U-19 e ka refuzuar ofertën e drejtuesve të klubit për të firmosur kontratë me ekipin e parë.
Gjasat janë që Nikaj të nënshkruaj me Skënderbeun, megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar dhe sulmuesi mund të rikthehet te Vllaznia.
Ndërkohë, e njëjta situatë është edhe me mbrojtësin Geralb Smajli dhe mesfushorin Klejdi Paloka.
Edhe këta të fundit mësohet se kanë refuzuar ofertën e klubit për të firmosur një kontratë si profesionistë.