Esin Hakaj i ka kërkuar Partizanit plot 6 mijë euro në muaj për të rinovuar dhe drejtuesit e kuq janë stepur nga kjo kërkesë e mbrojtësit.

Kjo situatë e krijuar, mund ta quajë Hakajn zyrtarisht të larguar nga Partizani, pasi kushti i tij vështirë të plotësohet nga drejtuesit e “demave”.

E për më tepër, është afruar edhe një lojtar si Emiljano Musta që mund ta mbulojë rolin e mbrojtësit të majtë. Vetë Hakaj ka në tavolinë dy oferta konkrete, nga Vllaznia dhe nga ekipi turk Samsunspor.

Mediat turke raportojnë se negociatat mes drejtuesve të Samsunsporit dhe Hakajt janë të avancuara, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.