Zinedine Zidane është ende i papunë që nga largimi i tij pas aventurës së dytë me Real Madridin. Tekniku francez mund të rikthehet së shpejti për të marrë drejtimin e ish-skuadrës së tij.

Sipas “RMC Sport”, prioriteti i 50-vjeçarit është rikthimi në Torino si trajner i Juventusit që aktualisht drejtohet nga Allegri. Zidane do të ishte i gatshëm të merrte timonin e “zonjës së vjetër” edhe në rast se këta të fundit nuk e shohin veten në garat europiane sezonin e ardhshëm.

Oferta për teknikun francez ka pasur nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por ai nuk ka pëlqyer të bëjë një zgjedhje mes dy ekipeve më sipër.

Zidane ishte një element kryesor në Real Madridin e viteve 2016-2018, pasi arriti të fitonte për tre herë radhazi Champions League.