Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERefuzon të largohet, kapiteni i 'djajve të kuq' stërvitet 3 herë në...

Refuzon të largohet, kapiteni i ‘djajve të kuq’ stërvitet 3 herë në ditë për të rifituar një vend titullari

E ardhmja e mbrojtësit 30-vjeçar Harry Maguire është ende e paqartë. Për shkak të rrogës së tij të lartë ende asnjë ekip nuk ka bërë një ofertë zyrtare për të, ndërkohë që “djajtë e kuq” dëshirojnë ta largojnë kapitenin, që ka një kontratë deri në vitin 2025.

Sezoinin e fundit ai u aktivizua si titullar vetëm në 8 ndeshje në Premier League me Manchester United. Gjithsesi, duke parë situatën dhe vështirësitë për të ndërruar fanellë, Maguire ka vendosur të luftojë fort për të rifituar një vens si titullar në skuadrën e trajnerit Erik Ten Hag.

Sipas “Daily Mail”, mbrojtësi anglez ndodhet aktualisht në Portugali, ku po stërvitet 3 herë në ditë nën këshillat e ish-mbrojtësit legjendar Ricardo Carvalho. Edhe pse skuadra po stërvitet në bazën e saj në Carrington, Maguire ende nuk ka mbërritur aty dhe po zhvillon një stërvitje të personalizuar.

Pavarësisht se çfarë ndodh, klubi ka vendosur që shiritin e kapitenit sezonin tjetër ta mbajë Bruno Fernandes. Mbrojtësi është i paqartë dhe për momentin dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”, duke u përpjekur të vërë në vështirësi trajnerin Ten Hag, që t’i besojë sërish atij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments