Teuta i jep fund serisë prej 17 ndeshjesh radhazi pa humbje të Tiranës, duke ndalur bardhbelutë që nuk kishin njohur disfatën që nga fillimi i muajit dhjetor. Durrsakët kanë gjetur çelësin për të zbërthyer lojën e bardhebluve dhe me shumë saktësi kanë dominuar ndeshjen ndaj kryesuesve të kampionatit të cilët shohin të shkurtohet në 6 pikë diferenca me ndjekësit më të afërt.

Teuta bazoi gjithçka te presingu i lartë që në fillim duke mos lejuar Tiranën që të organizohej dhe iu bë gjithçka më e lehtë pasi shënoi shpejt me anë të Emiliano Vilës. Bardheblutë provuan të reagonin por pa forca, ndërsa mund të goditeshin edhe në kundërsulm kur vendasit gjetën shtyllën.

Në fund, Çelhaka la të tijtë me 10 vetë në fushë sa për statistikë, ndërsa Tirana tashmë duhet të mendojë për sfidën e radhës me Vllazninë ku duhet t’i kthehet fitoreve për të mos kompromentuar çdo gjë të mirë që kishte bërë deri tani.

Kurse Teuta sheh veten t’i afrohet përsëri podiumit të kampionatit, që është objektivi i durrsakëve në këtë sezon. Skuadra e Edi Martinit kesisoj po ben gjithçka ashtu si duhet dhe nese te enjten hodhi nje hap te sigurte per kualifikimin ne gjysmefinale te kupes me barazimin, sot mori nje trepikesh me shume vlere ne kampionat ndaj Tiranes.

Teuta-Tirana 1-0
26′ E. Vila