Armando Subashi kryebashkiaku i Fierit tha ditën e sotme gjatë një vizite të Kryeministrit të vendit, z. Edi Rama në qytetin e Fierit se: “Kam pasur një takim javën e shkuar edhe me presidentin e FSHF-së Armand Duka në lidhje me stadiumin e ri. Do të jetë një impiant që do të ndërtohet shumë afër “By-Passit” dhe që është në një pikë nevraligjike”, – tha Subashi.

Ndërkohë që Kryemnistri i vendit Edi Rama si e ka dëgjuar ka dhënë miratimin e tij. Në fakt, vetëm pak muaj më parë u bë një invetsim i pjesshëm në “Loni Papuçiu”, stadium që prej dekada mbart ndeshjet e Apolonisë dhe ku është shkruar historia e shumë brezave të futbollit fierak.

Por, duket se stadium i ri që do të ndërtohet në hyrje të Fierit, do të jetë i pari që ndërtohet nga e para dhe jashtë qendrave të banuara apo qyteteve, ndryshe nga stadiumet e tjera që janë ndërtuar në trojet e atyre ekzistuese, siç edhe ka ndodhur me “Air Albania”, “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena”. Ai ka kapacitet 8000 vende dhe punimet mund të nisin në shtator.