Humbja me Islandën te shtunen me rezultatin 1-0 duket se do të ndikojë në përzgjedhjen e emrave për takimin e radhës të së martës ndaj Moldavisë.
Në një lidhje direkte nga resorti “Tropikal” në Durrës, gazetari i “Supersport” Sokol Xhihani bëri me dije se ende nuk është mësuar formacioni i mundshëm ndaj moldavëve, por ajo çfarë duket e sigurtë është se Shqipëria do të zbresë në “Elbasan Arena” me rreshtimin 3-5-2.
Për sa i përket kontigjentit, Xhihani raportoi se Reja i ka ndarë lojtarët në dy hotele: ata që nuk u aktivizuan në “Tropikal” dhe ata që luajtën me nordikët në një hotel pranë duke u relaksuar fizikisht për të marrë ngarkesën e plotë sot.
Disa prej lojtarëve kanë ndjekur finalen e Ligës së Kombeve Portugali-Holandë 1-0.
Ndërsa për takimin e se shtunes, Xhihani në një bisedë me Rejan pas sfidën me Islandën beri te ditur se ai nuk pranoi komplimente për lojën, për shkak të rezultatit.