Edi Reja bën një kthesë të papritur të paktën në deklaratat e tij publike, duke bërë përsëri kapiten Elseid Hysajn. Pak ditë më parë, trajneri deklaroi se Etrit Berisha ishte kapiteni i kuqezinjve dhe vetëm kur të mos ishte ai në fushë, shiriti i kalonte Elseid Hysajt.
Por duke folur sot për “Radio Kiss Kiss Napoli”, Reja ka kthyer përsëri mbrojtësin në postin e kapitenit, duke anashkaluar portierin. “Elsi ka gjetur përsëri besimin. Ndoshta ishte lënë pak në harresë nga Ançeloti, i cili ndoshta nuk e shihte si të përshtatshëm.
Ai është kapiteni im. Me Gatuzon ka gjetur formën më të mire. Jam i lumtur që ka bërë mire me Napolin dhe me ne. Më vjen keq që u infektua me COVID-19, i uroj të kthehet sa më shpejt. Do të isha shumë i lumtur nëse toë rinovonte me Napolin.
Ai është një profesionist shembullor, e meriton rinovimin. Gjithmonë i parnishëm, i gatshëm, i vëmendshëm. Një persona special”, tha ai për futbollistin e Napolit.
Ndërkohë, Reja shprehet se Shqipëria po feston ende kualifikimin në Ligën e Kombeve, por ka mendjen te Botërori që çuditërisht sipas tij nuk cilësohet një ëndërr e pamundur në këtë intervistë, ndryshe nga sa shprehet kur gjendet në vendin tonë.
“Jemi të lumtur dhe entuziastë për ngjitjen në kategori me kombëtaren shqiptare. Në Shqipëri janë ende duke festuar dhe kjo më lumturon. Tani për Shqipërinë priten sfida më të vështira. Jemi të forte në mbrojtje, duhet të përmirësohemi përpara.
Kualifikueset e Botërorir përfaqësojnë një sfidë të madhe, por nëse ëndërron mundesh ta bësh realitet. Duhet të besosh, ashtu si Napoli titullin kampion”, tha ai. /vipsport/