Situata te Manchester United, nuk duhet aspak e qetë, sidomos pas humbjes së fundit me Arsenalin në kampionat.Në këtë përballje, mungoi sulmuesi Jadon Sancho, i cili sipas trajnerit Erik Ten Hag, nuk ishte stërvitur sipas kushteve të kërkuara.

Për këtë ka reaguar edhe vetë lojtari, i cili nëpërmjet një postimi shkruan se nuk është e vërtetë ajo që thotë trajneri.Sulmuesi shkruan se stafi ka arsye të tjera, që nuk e lënë të luajë dhe sipas tij, kjo nuk është e drejtë.

“Nuk do të lejoj që njerëzit të thonë gjëra të pavërteta për mua. Kam qenë aktiv në stërvitje gjatë gjithë javës. Mendoj se ka arsye të tjera që nuk më lënë mua të luaj. Kam qenë një dele e zezë për një kohë të gjatë dhe kjo nuk është e drejtë!

Gjithçka dua të bëj është të luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë dhe të ndihmoj skuadrën time. I respektoj vendimet që bëhen nga stafi drejtues, luaj me lojtarë fantastikë dhe jam mirënjohës për këtë duke e ditur që çdo javë është një sfidë. Do të vazhdoj të luftoj për këtë stemë pavarësisht çdo gjëje.”, shkruan Sancho.