Shqipëria arriti të fitonte me rezultatin e pastër 3-1 ndaj Kazakistanit. Kuqezinjtë bindën në këtë takim, ndërsa tani shpresojnë në një fitore ndaj Bjellorusisë për të siguruar vendin e pare. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri Reja u shpreh:

“Ishim 2-0, por goli I pësuar na hapi probleme pasi e kishim nisur ndeshjen shumë mirë. Nga minuta e 25-të ky gol nga kushtëzoi pak pasi ata morën zemrën. Nga pikëpamja fizike Kazakistani ishin më mirë fizikisht se ne, ndërsa vendos të luaja me Kallakun dhe Memushajn për të mbajtur më shumë kontrollin e topin.

Cikalleshin e njoh dhe na mungoi në ndeshjet e kaluara. Është një lojtar që punon shumë dhe shënon gol. Kemi një fushë shumë të vështirë për të luajtur dhe lojtarët më kanë thënë që është e vështirë të luajtur poshtë me topin.

E kam të vështirë të them se kush ishte më I mirë Cikalleshin apo Memushaj. Nuk ka dy pa 3, nuk na shërben kjo fitore nëse nuk fitojmë ndaj Bjellorusisë. Duhet të përgatitemi mirë pasi ata janë më mirë se Kazakistanit”.

E keni krijuar formacionin tuaj? “Këto ndeshja na kanë ndihmuar shumë pasi nuk kemi luajtur shumë për shkak të Covid-19. Kemi aktivizuar shumë lojtarë të rinj e në fund do të nxjerrin përfundimet tona.

Do të luajmë edhe ndeshjen e fundit e më pas do të vendosim. Kemi aktivizuar Brojan dhe disa lojtarë të tjetër që të kenë minuta për t’u aktivizuar me ekipin Kombëtar”, u shpreh Reja./newsport/