Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERejan Alivoda protagonist në barazimin e ekipit të tij në kampionat

Rejan Alivoda protagonist në barazimin e ekipit të tij në kampionat

Nga Maringlen ZHIVANI

Mesfushori shkodran Rejan Alivoda ka lënë gjurmë në ndeshjen e radhës të kampionatit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku Ittihad Kalba barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Al Jazira, në kuadër të javës së 10-të. Alivoda ishte protagonist direkt në golin e Ittihad Kalba, duke dhënë asistin vendimtar për Moghanlou në minutën e 23-të, gol që i dha avantazhin vendasve.

Mesfushori shkodran u aktivizua titullar në këtë ndeshje dhe tregoi edhe një herë rëndësinë e tij në organizimin e lojës dhe në fazën ndërtuese të skuadrës.
Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe duele të forta, me rezultatin që mbeti i pandryshuar në pjesën e dytë.

Alivoda u zëvendësua në minutën e 83-të, pasi kishte zhvilluar një paraqitje pozitive, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon këtë sezon.

Ky asist është një tjetër sinjal i qartë i rritjes dhe stabilitetit të Rejan Alivodës në një kampionat konkurrues si ai i Emirateve, teksa mesfushori shkodran vijon të jetë një nga elementët më të besueshëm të Ittihad Kalbës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments