HomeKRYESORERekord botëror, zhytet 100 metra nën ujë vetëm me not

Rekord botëror, zhytet 100 metra nën ujë vetëm me not

Zhytësja nga Turqia Sahika Ercumen ka vendosur një rekord të ri botëror në ujërat e akullt të shpellës Gilindire në Turqi, ku notoi 100 metra nën ujë pa lopata.

Zhytësja, rekordmene botërore në stil të lirë, u zhyt 100 metra, pa pajisje, duke thyer rekordin e mëparshëm, atë të 90 metrave.

“Isha shumë e emocionuar përpara se të zhytesha. Nuk i ndjeja rrahjet e zemrës. Normalisht duhet të kisha rrahje normale. Unë i kisha shumë të larta por u zhyta për një kauzë shumë të rëndësishme dhe jam shumë e lumtur dhe krenare”.

Shpella e Gilindire ndodhet në provincën jugore të Mersin në Turqi dhe i përket periudhës akullnajore. 34 vjeçarja Sahika është e para femër që zhytet në këtë thellësi, duke vendosur një rekord të ri botëror./a2news/

https://youtu.be/4VURDPoK0sE

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments