Nga Endri ÇINARI

Goli ka qenë “kryefjala” e skuadrës së Vllaznisë në këtë kampionat, me shkodranët që kanë shënuar më shumë se kushdo tjetër në Superiore. Ku ekipi i Martinit ka gjetur golin 12 herë në 7 javë të zhvilluara deri më tani në Superiore. Me ekipe si: Egnatia, Dinamo dhe Vora të cilat ndjekin kuqeblutë përsa i përket shënimit të golave, me 3 skuadrat e sipërpërmendura të cilat kanë shënuar nga 7 herë deri më tani në këtë sezon.

Ajo që bën përshtypje tek Vllaznia nuk është vetëm se kuqeblutë kanë sulmin më të mirë, por edhe fakti se skuadra ka gjetur golin në çdo javë dhe ndaj çdo kundërshtari. Kështu Vllazniq ka 16 pikë në 7 javë, duke siguruar kështu 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Edhe në duelet ku 9 herë kampionët e vendit nuk kanë marrë pikët e plota, skuadra sërish ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Konkretisht në humbjen 3-1 ndaj Dinamos, që ngelet edhe disfata e vetme. Dhe po ashtu edhe në barazimin 1-1 ndaj Teutës në transfertën e javës së 4-ët të edicionit.

Në këtë mënyrë Vllaznia është e vetmja skuadër që ka gjetur golin në çdo raund të kampionatit. Me Balajn që patjetër ngelet lideri i golave tek kuqeblutë, por edhe në Superiore. Ku sulmuesi numëron 4 rrjeta deri më tani, teksa tek skuadra e Martinit po ashtu kanë shënuar edhe Gurishta, Jago, Bajrami, Hakaj, Murataj, Bismark dhe Mala.

E pavarërisht se asnjë nga futbollistët kuqeblu nuk shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Bylis. Për këtë “menduan” mallakastriotët, të cilët me një autogol bënë që 3 pikët të shkonin në favor të Vllaznisë. Me shkodranët që ruajtën ritmin e fitoreve, por edhe të shënimit të golave në çdo duel të Superiores deri më tani.(www.shkodrasport.com)