Ndeshja Argjentinë-Meksikë në Botërorin e Katarit u mbyll me rezultatin 2-0 për ekipin e Skalonit.

Kjo ishte një ndër përballjet më interesante dhe emocionuese edhe për shkak të numrit të tifozëve.

Dueli theu rekord duke arritur frekuentimin më të lartë në çdo ndeshje të Kupës së Botës në 28 vitet e fundit.

Në stadiumin “Lusail” ndodheshin 88.966 tifozë për të ndjekur Argjentinën dhe Meksikën.